Gazetarët në Maqedoninë e Veriut duhet të promovojnë qetësi dhe mirëkuptim në ngjarjet e fundit, alarmoi SHGM dhe KEMM

Pas tensioneve ndëretnike të krijuara në Maqedoninë e Veriut, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Këshilli Etnik për Media në Maqedoni (KEMM) ka kërkuar raportimi objektiv nga gazetarët në ngjarjet e fundit, transmeton Portalb.mk. “Thirrje gazetarëve dhe punëtorëve mediatik që të respektojnë Kodin e Gazetarëve, veçanërisht në kontekstin e ngjarjeve të fundit të cilat […]

dhjetor 1, 2024 - 01:00
 0  8
Gazetarët në Maqedoninë e Veriut duhet të promovojnë qetësi dhe mirëkuptim në ngjarjet e fundit, alarmoi SHGM dhe KEMM
Media, gazetarë, gazetari. televizion, kamera, foto: Suad Bajrami

Pas tensioneve ndëretnike të krijuara në Maqedoninë e Veriut, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Këshilli Etnik për Media në Maqedoni (KEMM) ka kërkuar raportimi objektiv nga gazetarët në ngjarjet e fundit, transmeton Portalb.mk.

“Thirrje gazetarëve dhe punëtorëve mediatik që të respektojnë Kodin e Gazetarëve, veçanërisht në kontekstin e ngjarjeve të fundit të cilat kanë nxitur debat publik dhe reagime në raport me ngjarjet e fundit. Në situata të këtilla, kur rritet rreziku i mostolerancës dhe urrejtjes etnike, gazetarët kanë detyrimin të raportojnë në mënyrë objektive, profesionale dhe me qëllim për të promovuar qetësi dhe mirëkuptim”, raportoi SHGM-ja.

Ata kërkuan që gazetarët që të jenë të përmbajtur nga përdorimi i retorikës nacionaliste, duke iu shmangur polarizimit të shoqërisë.

“Në kuadër të çështjeve të ndjeshme, si në raste kur bëhet fjalë për simbolika kombëtare, rikujtojmë se gazetarët janë të detyruar të udhëhiqen nga faktet dhe të shmangin përhapjen e spekulimeve apo qëndrimeve të njëanshme”, deklaruan nga SHGM-ja.

Ndryshe, Gjykata Themelore Penale Shkup më 29 nëntor, duke vepruar sipas propozimit të Prokurorisë Publike, tre qytetarëve ua ka caktuar masën e paraburgimit prej 8 ditësh, për nxitje të tensioneve ndëretnike.

Paraprakisht, tetë persona u arrestuan për shkelje në disa baza, me rastin e të festës së Ditës së Flamurit Shqiptar. Të arrestuarit, thotë ministri, ishin të rinj të moshës 18, 19, 20 dhe 21 vjeç dhe njëri prej tyre është i mitur.