Gazmend Muhaxheri i ka fituar votat por thotë se s’bëhet deputet: Kam kandidu për me rritë votën e partisë

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka siguruar mandatin e deputetit të Kuvendit të Kosovës, por ka konfirmuar se nuk do të jetë pjesë e Kuvendit. Ai tha se ka kandiduar vetëm për ta rritur votën e partisë. “Kam kandidu për me rritë votën e partisë dhe nuk shkoj deputet”, tha Muhaxheri për ATV. Ndryshe nga

shkurt 21, 2025 - 02:00
 0  5
Gazmend Muhaxheri i ka fituar votat por thotë se s’bëhet deputet: Kam kandidu për me rritë votën e partisë
gazmend-muhaxheri-i-ka-fituar-votat-por-thote-se-s’behet-deputet:-kam-kandidu-per-me-rrite-voten-e-partise

gazmend-muhaxheri-i-ka-fituar-votat-por-thote-se-s’behet-deputet:-kam-kandidu-per-me-rrite-voten-e-partise

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka siguruar mandatin e deputetit të Kuvendit të Kosovës, por ka konfirmuar se nuk do të jetë pjesë e Kuvendit.

Ai tha se ka kandiduar vetëm për ta rritur votën e partisë.

“Kam kandidu për me rritë votën e partisë dhe nuk shkoj deputet”, tha Muhaxheri për ATV.

Ndryshe nga Muhaxheri, kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti nuk ka treguar se si do të veprojë me mandatin e deputetit që ka fituar.

Ndërsa, kryetari i Vitisë Sokol Haliti tha se “së pari duhet parë listën e certifikuar nga KQZ”.