Limaj: Me AAK-në jemi dy parti politike, nuk e kemi të domosdoshme të votojmë njëjtë për çështje të ndryshme
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka bërë thirrje për bashkëpunim mes partive politike për të shmangur një krizë qeveritare pas zgjedhjeve. Në një intervistë në Debat Plus, Limaj u shpreh se Kosova ka nevojë urgjente për një qeverisje stabile, duke marrë parasysh zhvillimet e fundit ndërkombëtare dhe rajonale. Limaj theksoi se procesi zgjedhor është
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka bërë thirrje për bashkëpunim mes partive politike për të shmangur një krizë qeveritare pas zgjedhjeve.
Në një intervistë në Debat Plus, Limaj u shpreh se Kosova ka nevojë urgjente për një qeverisje stabile, duke marrë parasysh zhvillimet e fundit ndërkombëtare dhe rajonale.
Limaj theksoi se procesi zgjedhor është përmbyllur dhe tani është koha për përgjegjësi.
“Ne jemi të vogël, kanë punë të mëdhenjtë me u taku me njëri tjetrin. S’ka certifikimin të rezultateve. Zgjedhjet janë kryer. Tash është Kosova. Ata njerëz unë besoj që kur të kryhen duhet me u ulë sipas përgjegjësisë. Vota për të festuar është një natë. Veç një natë është buzëqeshja e fitores. Nëse e ndjen fitore, ose arritjen e rezultatit që ke pritu, vetëm ajo natë është ajo shija. Të nesërmit ajo kthehet në përgjegjësisë. Menjëherë të nesërmit 100 mijë, 200 mijë e 300 mijë njerëzve që të kanë votuar.
Ftesa ime është për të gjithë, t’i kthen kësaj përgjegjësie. Është kryer festivali. U lëshua, fishekzjarrët, të nesërmen është puna. Rreth Kosovës janë duke ndodhur zhvillime të mëdha, botës po ndryshon më të madhe. Me shumë re kurrë ka nevojë shpejt Kosova me pas qeverisje. Po e shihini e administratën e re në Amerikën, po e shihni çka po ndodh në Ukrainë. Kjo dinamikë rajonale, botërore, aleatët tanë sot janë në një situatë të rëndë. Dinamikën që po e udhëheq administrata amerikane është duke i befasuar edhe aleatët evropianë.
Janë tri parti të mëdha, e që kanë një përgjegjësi të madhe, e që duhet mi bë hapat mes tyre. Përmes tjerëve për ta bërë këtë. Nuk guxojnë të sjelljen me luks dhe inate.
Kosova nuk guxon me qenë në krizë qeveritare”, ka thënë Limaj në Debat Plus.
Krahas kësaj, Limaj ka thënë se me AAK-në janë parti të ndara, dhe se se kanë të domosdoshme të votojnë njëjtë.
“Duhet ta kuptojmë se ne jemi dy parti politike. Nuk e kemi të domosdoshme të votojmë njëjtë për çështje të ndryshme”, ka shtuar Limaj.