Gërvalla dënon sul*min në Magdeburg: Populli i Kosovës është i tronditur
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka reaguar ashpër ndaj sulmit tragjik që ndodhi në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg, Gjermani. Në një postim në platformën X, ajo shprehu tronditjen dhe solidaritetin e Kosovës me viktimat dhe familjet e tyre. “Populli i Kosovës është i tronditur dhe i pafjalë për
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka reaguar ashpër ndaj sulmit tragjik që ndodhi në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg, Gjermani.
Në një postim në platformën X, ajo shprehu tronditjen dhe solidaritetin e Kosovës me viktimat dhe familjet e tyre.
“Populli i Kosovës është i tronditur dhe i pafjalë për këtë akt të ulët që ndodhi në një treg të qetë Krishtlindjesh në Magdeburg,” ka shkruar Gërvalla.
“Mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre.” Ajo gjithashtu theksoi se dhuna çnjerëzore duhet të luftohet me vendosmëri. “Kjo dhunë çnjerëzore duhet të luftohet pa kompromis,” shtoi ajo, duke bërë thirrje për veprime të përbashkëta kundër akteve të tilla të dhunshme.
Ngjarja e rëndë ka shkaktuar reagime të shumta dhe solidaritet ndërkombëtar për popullin gjerman në këto momente të vështira.