Kishte 42 vjet përvojë pune, Trainkos-i e largoi nga puna veç përmes SMS-it

Sami Halimi, i cili ka mbi 42 vite përvojë pune në Hekurudhat e Kosovës, do të pranojë sot vendimin për largimin nga puna. Ai pretendon se po përjashtohet padrejtësisht nga Trainkosi, pasi ka refuzuar ndryshimin e kontratës së tij nga afat i pacaktuar në një kontratë trevjeçare. Halimi, e ka filluar punën qysh nga mosha

Mars 3, 2025 - 11:00
 0  4
Kishte 42 vjet përvojë pune, Trainkos-i e largoi nga puna veç përmes SMS-it
kishte-42-vjet-pervoje-pune,-trainkos-i-e-largoi-nga-puna-vec-permes-sms-it

kishte-42-vjet-pervoje-pune,-trainkos-i-e-largoi-nga-puna-vec-permes-sms-it

Sami Halimi, i cili ka mbi 42 vite përvojë pune në Hekurudhat e Kosovës, do të pranojë sot vendimin për largimin nga puna.

Ai pretendon se po përjashtohet padrejtësisht nga Trainkosi, pasi ka refuzuar ndryshimin e kontratës së tij nga afat i pacaktuar në një kontratë trevjeçare.

Halimi, e ka filluar punën qysh nga mosha 14-vjeçare, duke zëvendësuar babanë e tij të ndjerë.

I njëjti, ka kaluar gjithë karrierën në këtë ndërmarrje.

Sipas familjarit të tij, vendimi për përjashtim vjen pas ndryshimeve të strukturës organizative të kompanisë, të cilat ai i kundërshtoi, duke u bazuar në këshillën e Inspektoratit të Punës dhe avokatëve që e konsideruan të paligjshëm këtë veprim.

“Pas këtij vendimi, gjendja e tij emocionale është rënduar, dhe ju mund ta shihni live kur nesër, nga ora 13:00, në Fushë Kosovë, tek zyret e NP Hekurudhat e Kosoves, Trainkos Sh.A, do ta pranojë vendimin për largimin nga puna”, thuhet në njoftim.

Ky rast është publikuar edhe në mediat e tjera.

Bashkangjitur e gjeni edhe njoftimin për largimin nga puna.