Sul`mi në Magdeburg, Haradinaj: Jemi pranë popullit gjerman në këtë natë tragjike
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar për sulmin në qytetin Magdeburg të Gjermanisë ku deri më tani kanë mbetur së paku 11 të vrarë. Haradinaj tha se Kosova është pranë popullit gjerman në këtë natë tragjike dhe se lutjet janë me Gjermaninë. “Jemi pranë popullit gjerman në këtë natë tragjike për ta. Lutjet e
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar për sulmin në qytetin Magdeburg të Gjermanisë ku deri më tani kanë mbetur së paku 11 të vrarë.
Haradinaj tha se Kosova është pranë popullit gjerman në këtë natë tragjike dhe se lutjet janë me Gjermaninë.
“Jemi pranë popullit gjerman në këtë natë tragjike për ta. Lutjet e mia janë për të gjithë të prekurit nga ky sulm makabër. Lutemi për Gjermaninë”, shkroi Haradinaj, transmeton Klankosova.tv.
Policia gjermane ka bërë të ditur se i dyshuari për sulmin në një treg Krishtlindjesh në Magdeburg të Gjermanisë është nga Arabia.
Sulmi ndodhi rreth orës 19:00, ku i dyshuari hyri me veturë brenda tregut të Krishtlindjeve, ku deri më tani janë raportuar rreth 80 të plagosur.