FSK përfundon me sukses dy trajnime të rëndësishme, njërin prej tyre në Kroaci
Trajnimi tradicional dhe më sfidues nga Forca e Sigurisë së Kosovës në organizimin e Komandës së Forcave Tokësore “Simboli i Ujkut”, ka përfunduar sot me dhënien e certifikata për pjesëmarrësit që kaluan sfidat me sukses. Qëllimi i organizimit të trajnimit është përgatitja e pjesëtarëve në detyra të ndryshme si përgatitja fizike, trajnime specialistike, qitje dhe
Trajnimi tradicional dhe më sfidues nga Forca e Sigurisë së Kosovës në organizimin e Komandës së Forcave Tokësore “Simboli i Ujkut”, ka përfunduar sot me dhënien e certifikata për pjesëmarrësit që kaluan sfidat me sukses.
Qëllimi i organizimit të trajnimit është përgatitja e pjesëtarëve në detyra të ndryshme si përgatitja fizike, trajnime specialistike, qitje dhe manovra me municion luftarak, planifikime dhe taktika ushtarake, mbijetesa dhe udhëheqja, thuhet në një postim të FSK-së në Facebook.
Ndërsa, në kuadër të bashkëpunimit ushtarak me Kroacinë, pjesëtarët e FSK-së kanë përfunduar sot me sukses trajnimin e specializuar për përdorimin e mortajave 60 dhe 120 milimetra.
Pjesëtarët e FSK-së me këtë rast janë aftësuar në mirëmbajtjen dhe përdorimin efikas të mortajave, duke ngritur aftësitë në fushën e mbrojtjes, për të kontribuar në ngritjen e kapaciteteve të sigurisë së Kosovës.
Pjesë e rëndësishme e trajnimit ka qenë edhe puna me Qendrën e Drejtimit të Zjarrit, me ç’rast pjesëmarrësit u trajnuan për të llogaritur me saktësi faktorët e ndryshëm që ndikojnë në trajektoren e predhës, duke përmirësuar në këtë mënyrë efektivitetin operacional.