Gërvalla ‘godet’ Gjermaninë teksa kërkon nga BE ta ndal Vuçiqin para se ai të nisë luf*të
Në pikën kufitare të Bërnjakut, persona të maskuar po ndalojnë vetura me regjistrim gjerman dhe, pas konstatimit se udhëtarët janë shqiptarë, nuk po i lejojnë të kalojnë. Pas kësaj, kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla i bërë thirrje Berlinit që të angazhohet për kalim të lirë të tyre. Gërvalla ka shkruar se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq po […]
Në pikën kufitare të Bërnjakut, persona të maskuar po ndalojnë vetura me regjistrim gjerman dhe, pas konstatimit se udhëtarët janë shqiptarë, nuk po i lejojnë të kalojnë.
Pas kësaj, kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla i bërë thirrje Berlinit që të angazhohet për kalim të lirë të tyre.
Gërvalla ka shkruar se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq po e mashtron BE’në dhe Gjermaninë duke folur për anëtarësim.
“Përtej kufirit në Bërnjak, serbët e maskuar po ndalojnë makinat me regjistrim gjerman dhe nuk i lënë shqiptarët të kalojnë. Policia e Vuçiqit po e mbështet atë përshkallëzim racist, duke parë dhe duke mos bërë asgjë”, shkroi Gërvalla.
Po ashtu Gërvalla ka përmendur edhe marrëveshjen për litiumin duke thënë se pavarësisht saj, Gjermania duhet të reagojë.
Across the border at Bërnjak, masked Serbs are stopping cars with registration and don’t let Albanians through. Vucic’s police is supporting that racist escalation, watching and doing nothing. pic.twitter.com/3I05E43mQo
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) September 6, 2024