Gërvalla takohet me homologun armen, theksohet bashkëpunimi i ngushtë global mes dy vendeve
Në margjinat e Forumit të Dubrovnikut ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, takoi homologun e saj të Armenisë, Ararat Samveli Mirzoyan. Gërvalla dhe Mirzoyan diskutuan rreth sfidave globale të sigurisë dhe theksuan nevojën për një bashkëpunim të ngushtë global në tejkalimin e këtyre sfidave. Dy ministrat shprehën besimin se forume të tilla […]
Në margjinat e Forumit të Dubrovnikut ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, takoi homologun e saj të Armenisë, Ararat Samveli Mirzoyan.
Gërvalla dhe Mirzoyan diskutuan rreth sfidave globale të sigurisë dhe theksuan nevojën për një bashkëpunim të ngushtë global në tejkalimin e këtyre sfidave.
Dy ministrat shprehën besimin se forume të tilla si ky i Dubrovnikut kontribuojnë në zhvillimin e një dialogu të hapur dhe konstruktiv rreth çështjeve gjeopolitike, duke forcuar kështu marrëdhëniet ndërmjet vendeve pjesëmarrëse dhe duke avancuar objektivat e përbashkëta për një të ardhme më të sigurt. /Front Online/