“Gjashtë muaj kisha veshur të njëjtat rroba, mësuesi më tha t’i ndërroj”, Ludo Lee rrëfehet mes lotësh për jetën
Ludo Lee ka rrëfyer historinë e jetës së tij në Big Brother VIP Kosova 4. Ai ka folur për vështirësitë që ka kaluar, duke përmendur një moment kur mësuesi i… The post “Gjashtë muaj kisha veshur të njëjtat rroba, mësuesi më tha t’i ndërroj”, Ludo Lee rrëfehet mes lotësh për jetën first appeared on Agjencia e Lajmeve - Zhurnal.mk.
Ludo Lee ka rrëfyer historinë e jetës së tij në Big Brother VIP Kosova 4.
Ai ka folur për vështirësitë që ka kaluar, duke përmendur një moment kur mësuesi i kishte thënë të ndërronte rrobat, pasi i kishte pasur ato për gjashtë muaj.
Ludo ka përmendur gjithashtu marrëdhënien me babanë dhe ndikimin që ka pasur mbi të, duke e krahasuar atë me mundësinë për të bërë më shumë në jetë.
“Kemi jetu me një rrogë të vogël, kemi vujt, nuk e kem pas jetën e bukur. Dhe një moment nuk më harrohet kur mësuesi më tha a ‘mundesh me i ndërru këto tesha se qe 6 muj i ke këto tesha’”.
“Ai e ka ndihmu vëllanë, fëmijët e vet i ka lënë anash. Unë frizer, s’i ka pëlqy babës hiç. Çmos do të bëj në jetë por nuk dua të jem si baba, nuk është shumë i guximshëm. Vështirë ka qenë kur nëna ka qenë me ankth. Na s’e kemi kuptu, ka qenë periudhë e rëndë kur s’e kemi kuptu çka ka. E përgëzoj nanën se ka dal prej asaj krize”, tha Ludo.
Gjithashtu, Ludo ka folur për njohjen e gruas së tij në Davos dhe energjinë që i bashkoi ata.
Finalisti ka reflektuar për vlerën e familjes, duke e quajtur atë një dhuratë të madhe nga Zoti.
The post “Gjashtë muaj kisha veshur të njëjtat rroba, mësuesi më tha t’i ndërroj”, Ludo Lee rrëfehet mes lotësh për jetën first appeared on Agjencia e Lajmeve - Zhurnal.mk.