Gjendet i vdekur 65-vjeçari në Klos të Shqipërisë, dyshohet se është therur me thikë
Një trup i pajetë është gjetur mbrëmjen e sotme në fshatin Xibërr, të zonës së Klosit në Shqipëri. Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se në trupin e viktimës ka plagë të shkaktuara nga thika. “Mbrëmjen e sotme, në fshatin Xibër, pranë pronës së tij, është gjetur pa shenja jete shtetasi S.V., rreth 65


Një trup i pajetë është gjetur mbrëmjen e sotme në fshatin Xibërr, të zonës së Klosit në Shqipëri.
Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se në trupin e viktimës ka plagë të shkaktuara nga thika.
“Mbrëmjen e sotme, në fshatin Xibër, pranë pronës së tij, është gjetur pa shenja jete shtetasi S.V., rreth 65 vjeç. Nga këqyrja paraprake, janë konstatuar dëmtime në trup, të shkaktuara dyshohet nga mjet prerës”, thuhet në njoftimin e policisë./A2 CNN
