Gjendet i vdekur një 43-vjeçar në Veles
MPB njofton se mëngjesin e sotëm rreth orës 05:00 në SPB Veles nga ana e Urgjencës Mjekësore është konstatuar se 43-vjeçari A.A nga Velesi është gjetur i pajetë në një shtëpi në rrugën “Blagoj Gyorev” në Veles. Informatat janë se një mjek ka konstatuar vdekjen, është lajmëruar prokurori publik, ndërsa në vendin e ngjarjes ka […]
MPB njofton se mëngjesin e sotëm rreth orës 05:00 në SPB Veles nga ana e Urgjencës Mjekësore është konstatuar se 43-vjeçari A.A nga Velesi është gjetur i pajetë në një shtëpi në rrugën “Blagoj Gyorev” në Veles.
Informatat janë se një mjek ka konstatuar vdekjen, është lajmëruar prokurori publik, ndërsa në vendin e ngjarjes ka kryer inspektim ekipi polciorë nga SPB Veles.
SPB Veles njoftoi se me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dorëzuar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore Shkup dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.