Gjendje alarmante në Transportin Publik në Shkup
Banorët e Shkupit vazhdojnë të presin me orë të tëra për linjat e autobusëve. Sikur të mos mjaftonte kjo, shumë autobusë janë të vjetër, pësojnë defekte gjatë udhëtimit ose kaplohen nga flakët, nuk kanë ajër të kondicionuar, por edhe kur kanë e vënë në funksion me periudha të shkurtra. Ndërkohë që ndodhin të gjitha këto, […]
Banorët e Shkupit vazhdojnë të presin me orë të tëra për linjat e autobusëve.
Sikur të mos mjaftonte kjo, shumë autobusë janë të vjetër, pësojnë defekte gjatë udhëtimit ose kaplohen nga flakët, nuk kanë ajër të kondicionuar, por edhe kur kanë e vënë në funksion me periudha të shkurtra.
Ndërkohë që ndodhin të gjitha këto, kryetarja e Qyteti të Shkupit ka lënë në sirtarë premtimet e saj.
“Në tetor të vitit 2021, kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, përpara se të merrt mandatin si kryetare e Qytetit të Shkupit, premtoi se do të gjente një zgjidhje jo vetëm për qytetin e Shkupit, por edhe për rrethinën.”
Danela Arsovska- kryetare e Qytetit të Shkupit
“Ky problem do të zgjidhet në 82 ditët e para të mandatit si kryetare komunë. Është e domosdoshme që Shkupit të ketë transport publik pa pagesë dhe ekoautobusë të rinj. Mjaft më me zgjidhje gjysmake. Shkupi duhet të jetë qytet i të gjithëve dhe të zgjidhë problemet e të gjithë shkupjanëve”, pati deklaruar Arsovska.
Premtimi i Arsovskës përfshinte blerjen e 250 autobusëve ekologjik dhe transport publik falas, këtë e mbanin mend edhe qytetarët që kishin më shumë se një orë që po prisnin nëpër stacionet e autobusëve në temperatura përvëluese.
“Mu thaftë dorë që kam votuar për atë. Çdo gjë premtoi 250 autobusë, transport pa pagesë, tani presim nga dy orë nëpër stacionet e autobusëve. Unë jëtoj në Fushë Tophanë. Duhet të shkoj në këmbë deri në Çair, sepse linja numër 9 pothuajse s’ka autobus fare Zero gjithçka.
– A kanë ajër të kondicionuar?
Por nuk e lëshojnë të gjithë shoferët. Shkon deri në gjysme të rrugës, djersitesh, pastaj lëshojnë klimën. 00:51 Jam 88 vjeç, nuk e mbaj mend Shkupin në gjendje më të keqe. Mendoj se edhe 100 vjet nuk do të ketë kryetar komunë me të keq se Danella.”
– Kujt t’I besosh? Mungojnë shumë autobusë, nuk e di si do të vazhdojnë më tutje. Nëse vazhdon gjendja kështu, do të jetë e vështirë. Për ne pensionistët edhe më vështirë. Asgjë, doli gënjeshtër. Na gënjeu dhe dhe kjo është, vetëm sa deshën të marrin votat.”
Jemi të dëshpëruar. Mirë ja edhe pak dhe do vijë fundi, duruam deri tani do të durojmë edhe një vit.”
Koordinatorja e grupit të këshilltarëve të LSDM-së në Qytetin e Shkupit, Ljubica Jançeva thotë se gjendja me transportin publik në kryeqytet është alarmante. Ajo i bën thirrje VMRO-DPMNE-së, që të votojnë vendimin për furnizim me autobus të rinj, duke qenë se kanë mbështetur programin “Për Shkup modern”.
“Sa më shpejt edhe kryetarja edhe shumica në Këshillin e Qyteti të Shkupit, që e votuan programin “Për Shkup modern”, t’u thonë qytetarëve se premtimin për 250 autobus të rinj, nuk do ta realizojnë. Përse e them këtë? Sepse hipotetikisht edhe sikur të sillet sot ose nesër vendimi për blerje të atyre autobusëve, të njejtët nuk mund të jenë gati deri në përfundimin e mandatit të saj, sepse procedura zgjat shumë. Atë që e kanë premtuar, duhet ta realizojnë”, deklaroi Jançeva.
Sipas Jançevës edhe blerja e 250 autobusëve të rinj nuk do ta zgjidh problemin me transportin public, pasi sipas saj, përsëri do të kishte vonësa për shkak të infrastrukturës urbane. Jançeva thotë se transporti public duhet t’u shërbëje qytetarëve që në destinacionet e tyre të mbërrijnë më shpejt se me transport privat dhe këtë sipas saj mund ta ofrojë vetëm projekti për Transport të Shpejtë Publik, financat për realizimin e të cilit u siguruan nga Banka Evropiane për Zhvilllim. Iu drejtuam Qytetit të Shkupit për një sqarim se kur planifikohet të realizohen premtimet që Arsovska ka bërë, por tashmë disa ditë nuk kemi asnjë përgjigje. /tvklan.mk