Gjoba të shumta me ligjin e ri/ Policia tregon statistikat: Automjete të konfiskuara, dënime për telefon, shpejtësi e rrip sigurimi
Policia e Kosovës ka shqiptuar 900 gjoba trafiku në qytetin e Gjakovës dhe janë konfiskuar 112 patentë shofer brenda pesë ditësh.Gazeta Blic është interesuar për numrin e përgjithshëm të gjobave nga Policia, që nga data 3 prill, kur ka dhe ka nisur zbatimi i ligjit të ri për gjobat në trafik. Statistikat e Policisë së […]
Policia e Kosovës ka shqiptuar 900 gjoba trafiku në qytetin e Gjakovës dhe janë konfiskuar 112 patentë shofer brenda pesë ditësh.Gazeta Blic është interesuar për numrin e përgjithshëm të gjobave nga Policia, që nga data 3 prill, kur ka dhe ka nisur zbatimi i ligjit të ri për gjobat në trafik.
Statistikat e Policisë së Kosovës dërguar për GazetaBlic, tregojnë se ka rritje të theksuar të numrit të gjobave për periudhën prill dhe maj 2024.Sipas statistikave, për tejkalim të shpejtësisë nga pjesëmarrësi në trafikun rrugor janë dhënë 27,003 gjoba, për përdorim të telefonit në komunikacion janë 2.659 gjoba, për mjete të pa regjistruara për 30 ditë janë 659 gjoba të shqiptuara, ndërsa për mos vendosjen e rripit të sigurisë janë të shqiptuara 4,548 gjoba.
Nga 3 prill deri me 3 maj janë shqiptuar 29 gjoba për gara të shpejtësisë, 76 gjoba për uljen e fëmijëve në ulën e parë të veturës, 324 gjoba për tejkalim në vende të ndaluara. Gjithashtu edhe për mos respektimin e drejtimit të trotineteve elektrikë janë shqiptuar gjoba nga Policia e Kosovës me 27 të tilla.
Policia e Kosovës gjithashtu ka treguar edhe numrat e mjeteve të konfiskuara dhe të pa regjistruara.Për këtë periudhë kohore, janë konfiskuar mjete pa regjistrim, si: vetura, kamionë, motoçikleta, trotinet elektrik.
Policia e Kosovës, apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik të respektojnë rregullat e trafikut sepse vetëm bashkërisht mund të kontribuojmë në sigurinë rrugore duke shpëtuar veten dhe pjesëmarrësit tjerë në trafik.
Të mërkurën PK-ja ka realizuar një aktivitet në Gjakovë e cila ka për, për qëllim vendosjen e sistemit operativ “Droni” për rritjen e sigurisë në komunikacionin rrugor, identifikimin e kundërvajtësve dhe parandalimin e aksidenteve rrugore në trafik në Kosovë.