Gjuriq e uron Spiropalin për pozitën e re në krye të diplomacisë, përpiqet të thumbojë për Kosovën

Ish-kryeparlamentarja e Shqipërisë, Elisa Spiropali, mori drejtimin e diplomacisë shqiptare në qeverinë e re të Ramës.  Për punën e re të saj për marrëdhëniet me jashtë, Spiropali mori urime edhe nga homologë të saj, përfshirë vendet e rajonit. Një i tillë i erdhi edhe nga Marko Gjuriq i Serbisë, i cili e uroi atë, por

shtator 20, 2025 - 12:00
 0
Gjuriq e uron Spiropalin për pozitën e re në krye të diplomacisë, përpiqet të thumbojë për Kosovën
Gjuriq e uron Spiropalin për pozitën e re në krye të diplomacisë, përpiqet të thumbojë për Kosovën

Gjuriq e uron Spiropalin për pozitën e re në krye të diplomacisë, përpiqet të thumbojë për Kosovën

Ish-kryeparlamentarja e Shqipërisë, Elisa Spiropali, mori drejtimin e diplomacisë shqiptare në qeverinë e re të Ramës.  Për punën e re të saj për marrëdhëniet me jashtë, Spiropali mori urime edhe nga homologë të saj, përfshirë vendet e rajonit.

Një i tillë i erdhi edhe nga Marko Gjuriq i Serbisë, i cili e uroi atë, por jo pa tentuar të thumbojë për Kosovën. Gjuriq i përmendi asaj “marrëdhënie fqinjësore të mira” mes Shqipërisë e Serbisë, duke tentuar ta fshehë faktin se Shqipëria e Serbia s’janë shtete fqinje, duke e pasë në mes Kosovën.

“Urime për Elisa Spiropali për emërimin si Ministre e Jashtme. Pres me padurim të eksploroj mënyra për të avancuar më tej marrëdhëniet Serbi-Shqipëri përmes dialogut konstruktiv, në frymën e fqinjësisë së mirë dhe lidhjes rajonale”.

Gjuriq u tregua edhe më ‘zemërgjerë’ me shqiptarët, duke e falënderuar ish-kryediplomatin Igli Hasani për bashkëpunimin dhe i uroi “suksese të vazhdueshme” në rolin e tij të ri. Spiropali ia ktheu me mirënjohje urimin homologut serb, por ia potencoi “partneritetin rajonal” me Serbinë dhe që ai bazohet në frymën e integrimit europian.

“Faleminderit Marko Gjuriq për urimet tuaja të përzemërta. Ndaj angazhimin për të përmirësuar më tej marrëdhëniet Shqipëri-Serbi përmes dialogut dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm, në frymën e partneritetit rajonal dhe integrimit në BE”, ka shkruar Spiropali në X.

Me marrjen e detyrës së re, Spiropali u zotua se do ta çojë përpara objektivin strategjik për Shqipërinë Europiane.

https://x.com/elisaspiropali/status/1969104441576948033?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1969104441576948033%7Ctwgr%5Effe715bd100720ca70db3d01c1e8e1f84c11a7f8%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fgjuriq-e-uron-spiropalin-pe1r-poziten-e-re-ne-krye-te-diplomacise-perpiqet-te-thumboje-per-kosoven%2F