Gjykata evropiane për revizion e vizitoi Maqedoninë e Veriut për të kontrolluar transaksionet financiare
Në Maqedoninë e Veriut gjatë javës kanë qëndruar për vizitë pune përfaqësuesit e Gjykatës Evropiane të Revizionit, për të ndjekur shpenzimet e buxhetit të Bashkimit Evropiane, transmeton Portalb.mk. “Një ekip revizorësh i kryesuar nga anëtarja e Gjykatës Europiane të Revizorëve, Dr Laima Liucija Andrikienė vizitoi Republikën e Maqedonisë së Veriut. Qëllimi kryesor i vizitës ishte […]
Në Maqedoninë e Veriut gjatë javës kanë qëndruar për vizitë pune përfaqësuesit e Gjykatës Evropiane të Revizionit, për të ndjekur shpenzimet e buxhetit të Bashkimit Evropiane, transmeton Portalb.mk.
“Një ekip revizorësh i kryesuar nga anëtarja e Gjykatës Europiane të Revizorëve, Dr Laima Liucija Andrikienė vizitoi Republikën e Maqedonisë së Veriut. Qëllimi kryesor i vizitës ishte revizioni i transaksioneve financiare të Maqedonisë së Veriut për vitin 2024 si pjesë e shpenzimeve buxhetore të BE-së”, raportoi Misioni i BE-së në Shkup.
Këto shpenzime janë në kuadër të Kornizës Financiare 2021-2027, kapitulli “Fqinjësia dhe Bota”. Andrikiene vlerësoi që zbatimi i Insturmentit të Reformës dhe Rritjes për Ballkanin Perëndimor është një mekanizëm për reforma e nevojshme për t’i dërguar vendet e rajonit drejt BE-së.
“Qëllimi i këtyre takimeve ishte diskutimi i progresit në demokraci dhe sundimi i ligjit përpara anëtarësimit në BE, gjendjen aktuale të zbatimit të Instrumentit të Reformës dhe Rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe përdorimin e ndihmës së BE-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut në kuadër të Instrumentit për ndihmë Para-Aderimit (IPA III)”, raportoi Misioni.
Andrikiene realizoi takime të shumta, si me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas, kryekuvendarin Afrim Gashin, kryerevizorin Maksim Acevski,
Ndryshe, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe zbatimi i Planit të Rritjes Rajonale ishin temat e bisedës në drekën e punës që Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e zhvilloi më 19 shtator me liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ajo theksoi që paralelisht po punohet në afrimin e ekonomive dhe tregjeve të tyre me ekonomitë dhe tregjet tona përmes Planit të Rritjes prej 6 miliardë eurosh për rajonin.
Në muajin maj, Komisioni Evropian i siguroi 50 milionë euro kredi për Maqedoninë e Veriut. Ky është kësti i parë i operacionit të Ndihmës Makro-Financiare (NMF) në vazhdim për vendin.
- LEXO: Von der Leyen në takim me liderët e Ballkanit Perëndimor: Të gjashtë vendet i përkasin Evropës
- LEXO: Komisioni Evropian njoftoi paketën e gjashtë të investimeve për Ballkanin Perëndimor
- LEXO: Komisioni Evropian i dha Maqedonisë së Veriut 50 milionë euro mbështetje financiare
- LEXO: Transparencë dhe zbatim të reformave, ndryshe vendet e Ballkanit Perëndimor nuk do t’i marrin 6 miliardë eurot e BE-së!