Gjykata i ka caktuar 30 ditë paraburgim ish-ministrit Kreshnik Bekteshi
Gjykata Themelore e Koçanit i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ish-ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Një vendim i ngjashëm është marrë edhe për ish-sekretaren Razmena Çekiq-Duroviq, si The post Gjykata i ka caktuar 30 ditë paraburgim ish-ministrit Kreshnik Bekteshi appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Gjykata Themelore e Koçanit i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ish-ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Një vendim i ngjashëm është marrë edhe për ish-sekretaren Razmena Çekiq-Duroviq, si dhe për kreun Bekim Haxhiu.
Gjykata Themelore e Koçanit i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ish-ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
Një vendim i ngjashëm është marrë edhe për ish-sekretaren Razmena Çekiq-Duroviq, si dhe për kreun Bekim Haxhiu.
Prokuroria Themelore Publike e Koçanit gjatë natës ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj 27 personave fizikë dhe tre personave juridikë lidhur me zjarrin katastrofik në Koçan.
Masa e ndalimit prej 30 ditësh është lëshuar edhe për shtatë zyrtarë, punonjës të Drejtorisë së Punëve të Brendshme Shtetërore të Shtipit dhe Stacionit Policor të Koçanit, të cilët dyshohet se kanë vepruar si bashkëpunëtorë, duke përgatitur, nënshkruar dhe miratuar një pëlqim pozitiv, duke i mundësuar personit juridik që të marrë licencë për kryerjen e veprimtarive hotelierike – kabare, edhe pse objekti nuk i plotësonte kushtet ligjore për funksionim.
Sipas prokurorit publik Ljupço Kocevski, të gjitha provat në lidhje me diskotekën “Pulse” tregojnë për një krim – krime të rënda kundër sigurisë publike, për të cilat parashihet dënimi me burg deri në 20 vite.
The post Gjykata i ka caktuar 30 ditë paraburgim ish-ministrit Kreshnik Bekteshi appeared first on Flaka, në çdo lajm... .