Edhe dy të lënduar në zjarrin në Koçan janë transportuar në Suedi

Ambasada e Suedisë në faqen e saj në Fejsbuk njoftoi se në orët e hershme të mëngjesit edhe tre të lënduar në zjarrin në Koçan janë transportuar në spitalin Karolinska The post Edhe dy të lënduar në zjarrin në Koçan janë transportuar në Suedi appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mars 21, 2025 - 18:01
 0  4
Edhe dy të lënduar në zjarrin në Koçan janë transportuar në Suedi

Ambasada e Suedisë në faqen e saj në Fejsbuk njoftoi se në orët e hershme të mëngjesit edhe tre të lënduar në zjarrin në Koçan janë transportuar në spitalin Karolinska në Suedi.

“Mbrëmë në orën 03:30, fluturimi për evakuim mjekësor nga ekipi i Klinikës Universitare Karolinska u nis nga Shkupi, duke bartur edhe dy pacientë në Stokholm për trajtim mjekësor. Suedia solidarizohet me Maqedoninë e Veriut pas zjarrit tragjik të fundjavës. Mendjet tona mbetem me të gjithë të prekurit”, qëndron në njoftimin e Ambasadës së Suedisë.

Në Suedi për momentin gjenden katër të lënduar në zjarrin në Koçan në të cilin humbën jetën 59 persona, ndërsa 176 janë lënduar.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme publikoi numra telefoni për kontakt 24/7 në shtetet ku ka të shtetas të lënduar maqedonas. Për Suedi numri kujdestar i telefonit është е +46 701844605 dhe +46 768792019.

The post Edhe dy të lënduar në zjarrin në Koçan janë transportuar në Suedi appeared first on Flaka, në çdo lajm... .