Murtezi: BDI gjithmonë që e shihte veten në rrezik politik nxiste incidente ndëretnike

Bashkim Murtezi, Sekretar Organizativ i AAA, gjatë takimit me struktura dhe aktivist në Haraçinë ka drejtuar disa pyetje në drejtim të Ali Ahmetit dhe BDI-së në lidhje me të gjitha The post Murtezi: BDI gjithmonë që e shihte veten në rrezik politik nxiste incidente ndëretnike appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

dhjetor 4, 2024 - 15:00
 0  6
Murtezi: BDI gjithmonë që e shihte veten në rrezik politik nxiste incidente ndëretnike

Bashkim Murtezi, Sekretar Organizativ i AAA, gjatë takimit me struktura dhe aktivist në Haraçinë ka drejtuar disa pyetje në drejtim të Ali Ahmetit dhe BDI-së në lidhje me të gjitha incidentet në kohën kur ato ishin në pushtet.
” A po mendon Ali Ahmeti edhe ‘pacienti’ dhe ‘gebelsi’ Artan Grubi se shqiptarët e kanë memorien aq të shkurtër?
A po harrojnë  rrahjet e nxënësve në autobus, kur zëri i tyre nuk dëgjohej fare? D.m.th në Shkup, gjithmonë që BDI-ja kishte rrezik, kishte rrahje të nxënësve në autobus, gjegjësisht në transportin urban.  BDI-ja nuk kishte asnjë reagim dhe asnjë intervenim. 
A po e harrojnë ato Gjorçen kur u digjej çdo pronë shqiptare, kur digjeshin shitoret e shqiptarëve, kur prisheshin arat dhe bostani në arat e shqiptarëve të Gjorçes, ndërsa funksionarët e tyre për të shkuar në Kërçovë dhe Gostivar shfryëzonin rrugë alternative dhe nuk i binin ka Gjorçja?“, pyeti Murtezi.
Murtezi përkujtoi rastin në Radishani, por edhe Haraçinën e cila shihte në zitë e ullirit gjithnjë kur BDI-ja ishte në rrezik.
“ A po e harrojnë ato Radishanin kur huliganët maqedonas dhunonin familjet shqiptare dhe detyruan ato të shpërngulen? Reagimi i tyre ishte zero. 
A po e harrojnë ato Monstrën në kohën e tyre kur gratë, nënat dhe vëllezërit tanë tërhiqeshin zvarrë dhe zhag rrugëve të Maqedonisë për një rast të cilin e inskenuan vet dhe asnjëherë nuk arritën ta dëshmojnë? A e harruan ato se Haraçina në atë kohë ishte në rrethim shtetëror dhe asnjë reagim i BDI-së?! Përkundrazi, arsyetim i të gjitha atyre veprimeve”, konstatoi Murtezi.
Bashkim Murtezi nuk la pa përmendur as rastin e 9 majit, ku vranë patriot shqiptarë vetëm që të shpëtoje BDI-ja.
“ A e harruan ato Kumanovën e 9 majit? Kur u rrethua me 4.000 forca policore dhe u shkatërrua një lagje e tërë, ku u torturuan dhe u vranë 9 patriot shqiptarë! 
A e harruan ato Almirin e vogël për të cilin edhe pse e vranë dhunshëm rastin e kualifikuan si aksident? 
A e harruan ato Malinën e Brezën, saherë që ka ndonjë incident rrethohet, torturohet dhe dhunohet? BDI-ja duhet të jap përgjigje në këto pyetje, para se të flas sot se çka po ndodh në Maqedoni”, përfundoi Murtezi.

The post Murtezi: BDI gjithmonë që e shihte veten në rrezik politik nxiste incidente ndëretnike appeared first on Flaka, në çdo lajm... .