Goditen nga orteku, vdesin dy skiatorë në Itali – një tjetër në gjendje kritike
Dy skiatorë kanë gjetur vdekjen më 15 shkurt dhe një tjetër ishte në gjendje të rëndë pasi një ortek goditi një shpat pranë Courmayeur, tha shërbimi alpin i shpëtimit në Itali. Shërbimi qendror alpin i shpëtimit në Itali (CNSAS) theksoi se dy viktimat dhe personi i lënduar ishin një grua dhe dy burra, dhe “ndoshta”


Dy skiatorë kanë gjetur vdekjen më 15 shkurt dhe një tjetër ishte në gjendje të rëndë pasi një ortek goditi një shpat pranë Courmayeur, tha shërbimi alpin i shpëtimit në Itali.
Shërbimi qendror alpin i shpëtimit në Itali (CNSAS) theksoi se dy viktimat dhe personi i lënduar ishin një grua dhe dy burra, dhe “ndoshta” ishin francezë.
Orteku goditi një pjesë të Canale dei Vesses, i njohur për kalimet e pjerrëta të njohura për skiatorët jashtë pistës, në perëndim të Courmayeur në zonën Val Veny në rrëzë të Mont Blanc
