Gjithsej 44 raste të reja të kollës së keqe, numri i përgjithshëm i të prekurve arrin në 597

Prej 10 maj deri më 16 maj janë regjistruar gjithsej 44 raste të reja me kollën e keqe në vend, me rritje të trefishtë krahasuar me shtatëditorin e periudhës së mëhershme. Dei më 16 maj, në vend janë regjistruar gjithsej 597 raste me kollën e keqe, sipas raportit të fundit të Institutit të Shëndetit Publik […]

maj 17, 2024 - 20:00
 0  10
Gjithsej 44 raste të reja të kollës së keqe, numri i përgjithshëm i të prekurve arrin në 597

Prej 10 maj deri më 16 maj janë regjistruar gjithsej 44 raste të reja me kollën e keqe në vend, me rritje të trefishtë krahasuar me shtatëditorin e periudhës së mëhershme. Dei më 16 maj, në vend janë regjistruar gjithsej 597 raste me kollën e keqe, sipas raportit të fundit të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) publikuar pasdite.

Në lidhje me shpërndarjen gjeografike, pjesa më e madhe e 44 rasteve të reja, janë regjistruar të gjitha në kuadër të epidemisë në Shkup – 39, pesë raste nga Kumanova dhe një nga Prilepi. Mosha e pacientëve vijon nga tre muaj deri në 77 vjet, ndërsa numri më i madh i rasteve janë nga grupmosha pesë deri në nëntë vjeç. Nga 44 rastet e reja, pesë janë shtruar në spital.

“Shpërndarja e gjinisë rezulton se 283 persona janë meshkuj, ndërsa 314 femra”, theksohet në raportin e ISHP-së.

Nga Instituti rikujtojnë se në vazhdim janë dy epidemi, të raportuara në territorin e Shkupit dhe të Kumanovës.

Nga 18 janari deri më 16 maj, janë dhënë gjithsej 47.982 doza të vaksinave që përmbajnë komponentë kundër kollës së keqe.