Gold AG: Nuk është djalë ai që e çon nënën dhe babanë në shtëpi të pleqve

Gold AG së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Canapé” në T7,ai gjatë kësaj interviste kritikoi ashpër fenomenin e dërgimit të prindërve në shtëpitë e të moshuarve. “Nuk është djalë ai që e çon nënën apo babain në shpi t’pleqve,” tha reperi me zemërim, duke vënë theksin te rëndësia e përkujdesjes ndaj prindërve në […]

shtator 24, 2024 - 02:00
 0  7
Gold AG: Nuk është djalë ai që e çon nënën dhe babanë në shtëpi të pleqve

Gold AG së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Canapé” në T7,ai gjatë kësaj interviste kritikoi ashpër fenomenin e dërgimit të prindërve në shtëpitë e të moshuarve.

“Nuk është djalë ai që e çon nënën apo babain në shpi t’pleqve,” tha reperi me zemërim, duke vënë theksin te rëndësia e përkujdesjes ndaj prindërve në kohën kur ata kanë më së shumti nevojë.

Për Gold AG, nderi dhe respekti për nënën dhe babain janë shtylla kryesore të edukimit dhe kulturës shqiptare, duke theksuar se braktisja e tyre është një akt i papranueshëm.

Ai shtoi se familja është e shenjtë dhe roli i fëmijëve është t’i përkujdesin prindërit deri në fundin e jetës së tyre.