Gostivar: Fëmija tre vjeçar dërgohet pa ndjenja në Spital!

Më datë 29.03.2025 në orën 17:00. në Qendrën Emergjente të Gostivarit është raportuar se tek ata pa ndjenja është dërguar për ndihmë mjekësore një fëmijë mashkull tre vjeçar nga Gostivari. Punonjësit e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në bisedë me ta prindërit kanë deklaruar se fëmija ka ngrënë një karamele gome në […]

Mars 30, 2025 - 14:00
 0  6
Gostivar: Fëmija tre vjeçar dërgohet pa ndjenja në Spital!
Më datë 29.03.2025 në orën 17:00. në Qendrën Emergjente të Gostivarit është raportuar se tek ata pa ndjenja është dërguar për ndihmë mjekësore një fëmijë mashkull tre vjeçar nga Gostivari.
Punonjësit e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në bisedë me ta prindërit kanë deklaruar se fëmija ka ngrënë një karamele gome në shtëpi, me ç’rast ka filluar të ngulfatet dhe ka humbur ndjenjat.
Fëmijës i është dhënë ndihma mjekësore dhe më pas është transferuar në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Është njoftuar prokurori publik dhe rasti është duke u zbardhur.