Po vjen sezoni i pestë i serialit “You”: Një prej prodhimeve më të njohura të Netflix po përfundon
Sezoni i pestë i serialit të njohur të Netflix “You” me Penn Badgley do të vijë së shpejti në Netflix (24 Prill), dhe kjo do të shënojë edhe fundin e serialit. Badgley zbuloi më parë se sezoni i pestë i serialit hit të Netflix do të jetë gjithashtu i fundit. Të 10 episodet e sezonit […]

Badgley zbuloi më parë se sezoni i pestë i serialit hit të Netflix do të jetë gjithashtu i fundit. Të 10 episodet e sezonit të fundit të serialit thriller do të jenë të disponueshëm në platformën e serialeve më 24 prill.
“Çdo sezon ata arrijnë të gjejnë një hapësirë të re për ta bërë atë interesant dhe relevant. Dhe këtë sezon, mendoj se disi kthimi atje ku filloi gjithçka e lejoi atë të forcohej ashtu siç duhet dhe ky lloj fundi spektakolar”, tha Badgley për Netflix në xhirimet e episodeve të fundit.
Producentët ekzekutivë Michael Foley dhe Justin W. Lo shtojnë: “Është kaq e rrallë që të kesh mundësinë për të xhiruar pesë sezone të një shfaqjeje, e lëre më të përfundoni historinë – dhe në të njëjtën kohë të ktheni personazhin tuaj dhe produksionin atje ku filloi gjithçka. Ishte një përvojë vërtet e veçantë dhe një kulm absolut i karrierës për të dy ne”.
Netflix së fundmi publikoi trailerin zyrtar për sezonin e pestë të serialit “You”.