Pensionistët prej sot do të marrin pensione më të larta për 2.500 denarë
Mbi 340.000 pensionistë në Republikën e Maqedonisë së Veriut prej sot do të marrin pension më të lartë për 2.500 denarë. Me rritjen lineare të pensioneve në muajin shtator dhe pensionin e muajit mars në muajin prill, pensionistët marrin nga 5.000 denarë pensione më të larta për vetëm nëntë muaj mandat nga kjo Qeveri, informojnë […] The post Pensionistët prej sot do të marrin pensione më të larta për 2.500 denarë appeared first on InfoShqip.com.

Mbi 340.000 pensionistë në Republikën e Maqedonisë së Veriut prej sot do të marrin pension më të lartë për 2.500 denarë. Me rritjen lineare të pensioneve në muajin shtator dhe pensionin e muajit mars në muajin prill, pensionistët marrin nga 5.000 denarë pensione më të larta për vetëm nëntë muaj mandat nga kjo Qeveri, informojnë nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë.
Rritja e pensioneve, thonë, ishte një nga premtimet parazgjedhore të kësaj Qeverie, e cila menjëherë, në mbledhjen e parë, ka filluar me procedurën për realizimin e saj.
“Si Qeveri dhe Ministri kompetente e konfirmojmë kujdesin për kategorinë tonë më të moshuar të qytetarëve. Vazhdojmë edhe më tutje me krijimin e politikave dhe masa të cilat do ta avancojnë cilësinë e jetës së pensionistëve”, thuhet në kumtesën e sotme të Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë.
The post Pensionistët prej sot do të marrin pensione më të larta për 2.500 denarë appeared first on InfoShqip.com.