Nur Al Khazali i bashkohet spektaklit Ferma VIP
Sezoni i dytë i spektaklit Ferma VIP ka nisur me shumë entuziazëm, duke sjellë një eksperiencë unike dhe dinamike për publikun. Nën moderimin e Luana Vjollcës, 16 personazhe të njohura të ekranit janë bërë pjesë e këtij formati të veçantë, ku do të qëndrojnë për 90 ditë, duke garuar për çmimin e madh prej 100 […]

Sezoni i dytë i spektaklit Ferma VIP ka nisur me shumë entuziazëm, duke sjellë një eksperiencë unike dhe dinamike për publikun.
Nën moderimin e Luana Vjollcës, 16 personazhe të njohura të ekranit janë bërë pjesë e këtij formati të veçantë, ku do të qëndrojnë për 90 ditë, duke garuar për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.
Sigurisht, rrugëtimi i tyre do të jetë i mbushur me sfida, surpriza dhe emocione të forta.
Këtë vit, spektaklit i janë bashkuar emra të njohur si Big Mama, Big Basta, Andueli dhe Frederik Ndoci, të cilët do të sjellin energjinë dhe karakteret e tyre unike në fermë.
Një tjetër emër që ka tërhequr vëmendje është Nur Al Khazali, gazetare, influencere dhe aktore, e cila vjen si një konkurrente mjaft interesante.
Në klipin e saj prezantues, Nur Al Khazali e bëri të ditur se po hyn në single si në këtë reality show, duke shtuar me humor:
“Nëse është një çun aty brenda që do të ma ndërrojë mendjen, do t’i them: bravo të qoftë!”.