Gucati shkon në Burojë: Kënaqësi dhe frymëzim biseda me nënën Hyrë, është krenare për Hashimin dhe shokët e tij
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hyseni Gucati ka shkuar në shtëpinë e Hashim Thaçit në Burojë të Skënderajt. Ai publikoi një fotografi me nënën e ish-presidentit, i cili po mbahet në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. “Në Burojë, në shtëpinë e


Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hyseni Gucati ka shkuar në shtëpinë e Hashim Thaçit në Burojë të Skënderajt.
Ai publikoi një fotografi me nënën e ish-presidentit, i cili po mbahet në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
“Në Burojë, në shtëpinë e nënës Hyre, nënës që rriti me përkushtim e dashuri Hashim Thaçin, njërin nga bijtë më të denjë të Kosovës. Një grua e urtë, e fortë dhe e përkushtuar, që mbetet simbol i nënës shqiptare që lind dhe rrit heronj për atdheun”.
“Biseda me të ishte kënaqësi dhe frymëzim. Ndihej krenare për Hashimin dhe shokët e tij, edhe pse po mbahen padrejtësisht në Hagë”, shkroi Gucati në një postim në Facebook
