Hailey Bieber ngre shqetësime për martesën me Justin-in mes mungesës së unazës dhe postimeve të çuditshme të këngëtarit
Hailey Bieber është parë kohët e fundit pa unazën e martesës në gisht, duke nxitur spekulime për një krizë në martesën me Justin Bieber. Pas një sherri të raportuar gjatë Ditës së Babait, ku thuhet se Hailey e quajti Justin-in “një fëmijë të mallkuar”, ajo u pa sërish me unazën, duke lënë fansat të hutuar. […]

Hailey Bieber është parë kohët e fundit pa unazën e martesës në gisht, duke nxitur spekulime për një krizë në martesën me Justin Bieber.
Pas një sherri të raportuar gjatë Ditës së Babait, ku thuhet se Hailey e quajti Justin-in “një fëmijë të mallkuar”, ajo u pa sërish me unazën, duke lënë fansat të hutuar.
Ndërkohë, Justin shpërndau një sërë postimesh konfuz dhe të zemëruara në rrjetet sociale, ku pranoi se është “i thyer” dhe se po lufton me ndjenja si zemërimi dhe vetëvlerësimi, shkruan DailyMail.
Hailey raportohet se është e lodhur nga sjellja e tij “fëminore” dhe kërkon që ai të kërkojë ndihmë profesionale.
Për më tepër, tensionet janë shtuar pas një shpërthimi të Justin në Ditën e Nënës dhe një vizite të mëparshme në një klub striptizmi.
Në sfondin e gjithë kësaj, përflitet edhe për implikime të mundshme financiare në rast divorci, përfshirë ndikimin në perandorinë kozmetike miliarda dollarëshe të Hailey-t.
Të dy kanë ndaluar së ndjekuri njëri-tjetrin në rrjetet sociale, ndërsa fansat ndjekin me shqetësim çdo lëvizje të çiftit tashmë prindër të një djali të vogël.
