Hajdaraj dhe Tunç Angılı diskutojnë për avancimin e bashkëpunimit

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Ardian Hajdaraj dhe ambasadori i Republikës së Turqisë në Kosovë, Tunç Angılı theksuan sot rëndësinë e veçantë të bashkëpunimit të ndërsjellë në fushat përkatëse për fuqizimin e rendit dhe sundimit të ligjit. Sistemi Prokurorial njofton se Hajdaraj dhe Tunç Angili u pajtuan që të realizohen iniciativat e përbashkëta dhe të ketë […]

maj 30, 2024 - 17:00
 0  9
Hajdaraj dhe Tunç Angılı diskutojnë për avancimin e bashkëpunimit
hajdaraj-dhe-tunc-angili-diskutojne-per-avancimin-e-bashkepunimit

hajdaraj-dhe-tunc-angili-diskutojne-per-avancimin-e-bashkepunimit

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Ardian Hajdaraj dhe ambasadori i Republikës së Turqisë në Kosovë, Tunç Angılı theksuan sot rëndësinë e veçantë të bashkëpunimit të ndërsjellë në fushat përkatëse për fuqizimin e rendit dhe sundimit të ligjit.

Sistemi Prokurorial njofton se Hajdaraj dhe Tunç Angili u pajtuan që të realizohen iniciativat e përbashkëta dhe të ketë bashkërendim në mes të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe ambasadës së Turqisë në Kosovë.

“Me theks të veçantë në çështjet e luftimit të krimit ekonomik dhe krimeve të tjera, mundësinë e shkëmbimit të dyanshëm të përvojave që kanë të bëjnë me praktikat e mira gjatë ushtrimit të detyrës së prokurorëve dhe digjitalizimin e punës në sistemin prokurorial”, u tha në njoftim.