Shabani: Nëse nuk merren parasysh vërejtjet tona, Projektligji për KPM-në do e qojmë në Gjykatë Kushtetuese
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal sot do të mbajë mbledhjen e radhës. Në mbledhjen që fillon në ora 10:00, do të shqyrtohet Projektligji për Komisionin e Pavarur të Mediave. Lidhur me këtë shqyrtim, për FrontOnline, ka folur deputeti i PDK-së, njëherit anëtar i këtij komisioni, Isak Shabani. Ai për FrontOnline, […]
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal sot do të mbajë mbledhjen e radhës.
Në mbledhjen që fillon në ora 10:00, do të shqyrtohet Projektligji për Komisionin e Pavarur të Mediave.
Lidhur me këtë shqyrtim, për FrontOnline, ka folur deputeti i PDK-së, njëherit anëtar i këtij komisioni, Isak Shabani.
Ai për FrontOnline, ka thënë se Projektligji në formën që është propozuar, nuk duhet me shkuar në Kuvend për votim dhe se nëse nuk merren parasysh vërejtjet dhe sugjerimet e tyre, këtë Projektligj do e dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.
‘’Do të shqyrtohet nëpër grupet punuese, mendoj se në formën që është propozua, nuk duhet me shkua në Kuvend, sepse kemi shumë rekomandime dhe vërejtje edhe nga BE edhe nga shoqëri civile dhe nëse ato vërejtje nuk inkorporohen, do ta dërgojmë edhe në Gjykatën Kushtetuese’’ deklaron Shabani.
Deputeti Shabani, thotë se ky projektligj ka disa vërejtje.
‘’Ka disa vërejtje ky Projekligj, Është interesant dyshanshmëria, eliminimi i KPM-së, më parë ka ekzistua Këshilli për Shqyrtimin e Ankesave, por ai është hequr dhe tash ky është drejtpërdrejt me shkuar në gjykatë, kështu që kanë propozuar që edhe një këshill që emërohet, emërohet vetëm nga Bordi i Komisionit të Pavarur të Mediave, do me thanë nëse KPM nxjerrë një vendim, i njëjti këshill që emëron ai bord, është i palogjikshëm’’ thekson ai.
Ai thotë se si PDK po kërkojnë që të mbetët në fuqi edhe më tutje Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave.
‘’Si PDK po kërkojmë që me mbetet në fuqi edhe Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave dhe këta po donë me rritë numrin nga 7-11 anëtar dhe ky është tentim që kjo Qeveri me kap gjithçka’’, shton ai.
Deputeti Shabani, thotë se po që është i dëmshëm ky projektligj siç është tani, kjo shihet edhe nga reagimi i mediave dhe shoqërisë civile.
‘’Nëse e shihi reagimin e mediave, ky projektligj e eliminon konkurrencën, dhe i keni reagimet nga BE dhe Shoqëria Civile dhe ky projektligj si është tani, është i dëmshëm të votohet’’ përfundon Shabani për FrontOnline.