“Hajde bënaj naj foto, se ku me ditë kur shihemi më”: Mozzik-u ndan bisedën e fundit që pati me Veselin në Kosovë

Reperti i njohur nga Ferizaji, Mozzik, një mbështetës dhe mik i Kadri Veselit, ka ndarë fjalët e fundit të bisedës që kishte pasur me këtë të fundit në një takim. “Hajde bana naj foto se ku me ditë kur shihemi ma”, i ndau Mozzik fjalët e Veselit. Postimi i plotë: O Berat (Berat Murina )

shtator 14, 2025 - 14:00
 0
“Hajde bënaj naj foto, se ku me ditë kur shihemi më”: Mozzik-u ndan bisedën e fundit që pati me Veselin në Kosovë
“Hajde bënaj naj foto, se ku me ditë kur shihemi më”: Mozzik-u ndan bisedën e fundit që pati me Veselin në Kosovë

“Hajde bënaj naj foto, se ku me ditë kur shihemi më”: Mozzik-u ndan bisedën e fundit që pati me Veselin në Kosovë

Reperti i njohur nga Ferizaji, Mozzik, një mbështetës dhe mik i Kadri Veselit, ka ndarë fjalët e fundit të bisedës që kishte pasur me këtë të fundit në një takim.

“Hajde bana naj foto se ku me ditë kur shihemi ma”, i ndau Mozzik fjalët e Veselit.

Postimi i plotë:

O Berat (Berat Murina ) hajde bana naj foto se kumedit kur shihemi ma – kështu, me buzëqeshje, thirri Kadri Veseli pak ditë para se të nisej për Hagë, kur ishim bashkë për albumin tim të ri.

Në Hagë, mes katër muresh, kur i shpreha ngushëllime për prindërit e ndjerë, më tha me dhembje burrash:

“Vallai, shprehi ngushëllime vllaznive t’mi e familjes, se nuk e di a kam mujt me iu nejt gati shumë…”

Këto fjalë nuk harrohen. Ky njeri dhe shokët e tij nuk e dinin as jetën, as frymën që do t’ju mbetej në luftë.

E sot gjykohen për atë luftë të pastër, për mbrojtjen e konakut të Kosovës.

E pastaj më tha edhe fjalën më të bukur që kam dëgjuar ndonjëherë nga ndonjë luftëtar i UÇK-së:

“More Gramoz, unë kom mujt mos me kanë gjallë hiq… mirë jam.”

Komando, burrat prapë do takohen. Historia nuk i harron kurrë.

Andaj sot, nuk dua asnjë koment politik, as kritika për politikë, asgjë.

Sot, në Hagë, po gjykohet UÇK-ja.