Hakaton në Tetovë: Aplikacione novatore për jetesën urbane, 10 mijë euro për katër më të mirët, ja si mund të aplikoni 

Në Tetovë më 26 dhe 27 shkurt 2025 do të mbahet Hakatoni për Aplikacione novatore për jetesën urbane, raporton Portalb.mk.  Pjesëmarrësit do të trajtojnë sfidat kryesore komunale si planifikimi urban dhe menaxhimi si dhe shërbimet qytetare. Në thirrje mund të aplikojnë anëtarët e komunitetit IT (studentët, të punësuarit në start-up, profesionistët e rinj dhe të […]

Jan 25, 2025 - 08:00
 0  4
Hakaton në Tetovë: Aplikacione novatore për jetesën urbane, 10 mijë euro për katër më të mirët, ja si mund të aplikoni 
Hakatoni për Aplikacione novatore për jetesën urbane. Foto: Printscreen nga thirrja për aplikime (Komuna e Tetovës)

Në Tetovë më 26 dhe 27 shkurt 2025 do të mbahet Hakatoni për Aplikacione novatore për jetesën urbane, raporton Portalb.mk. 

Pjesëmarrësit do të trajtojnë sfidat kryesore komunale si planifikimi urban dhe menaxhimi si dhe shërbimet qytetare.

Në thirrje mund të aplikojnë anëtarët e komunitetit IT (studentët, të punësuarit në start-up, profesionistët e rinj dhe të tjerë) dhe kompanitë e IT-së / start-up që demonstrojnë partneritet të fortë me komunat. 

Për secilën nga katër zgjidhjet më novatore do të ketë çmime nga 10,000 euro. 

Afati i fundit për paraqitjen e aplikimeve është më 13 shkurt 2025 deri në ora 16:00.

Në hakaton mund të aplikohet indivualisht dhe në ekip. Për të aplikuar klikoni KËTU. 

Hakatoni synon t’u ofrojë pjesëmarrësve mjete, njohuri, aftësi praktike dhe udhëzime të nevojshme për t’i kthyer idetë e tyre në zgjidhje konkrete. 

Kjo ngjarje ka për qëllim të bashkojë profesionistët e IT-së, novatorët dhe mendjet krijuese për të bashkëpunuar në hartimin e zgjidhjeve digjitale që rrisin shërbimet komunale dhe përmirësojnë cilësinë e jetës për qytetarët e Tetovës. 

Më tepër detaje rreth Hakatonit gjeni KËTU. 

Hakatoni realizohet në kuadër të projektit Zgjidhje inovative digjitale komunale në Komunën e Tetovës, i zbatuar nga Komuna e Tetovës në partneritet me Fondacionin Albiz dhe me mbështetjen e Delegacionit të BE-së.