Haliti: Rashiq tregoi se pas zgjedhjeve drafti shkon në Kushtetuese
Deputeti i “Partisë Demokratike të Kosovës”, Xhavit Haliti për “Front Online” deklaron se ministri i Qeverisë Kurti, Nenad Rashiq e ka treguar qartë pozicionin e tij, duke e cilësuar si person që i njeh marrëveshjet e arritura në Bruksel. ”Personalitet i denjë, personalitet që e ka të qartë pozicionin e të gjithëve në Kosovë dhe
Deputeti i “Partisë Demokratike të Kosovës”, Xhavit Haliti për “Front Online” deklaron se ministri i Qeverisë Kurti, Nenad Rashiq e ka treguar qartë pozicionin e tij, duke e cilësuar si person që i njeh marrëveshjet e arritura në Bruksel.
”Personalitet i denjë, personalitet që e ka të qartë pozicionin e të gjithëve në Kosovë dhe një personalitet që do e quaja si person që njeh marrëveshjet e arritura në Bruksel’’, thotë Haliti.
Haliti shton se duke dëgjuar deklaratën e tij, Rashiq tregon gatishmëri t’’ i zbatoj marrëveshjet e arritura.
‘’Është i gatshëm që duke qenë pjesë e institucioneve të Kosovës t’i zbatoj ato’’ deklaron ai.
Deputeti i PDK-së shprehet se pas zgjedhjeve në Kosovë mund të ndodhë shumëçka
‘’Tani edhe ne po themi që pas zgjedhjeve mund të ndodhë shumëçka”, tha Haliti.