Lutfi Haziri: I kërkova Pacollit ta votojë Osmanin për presidente
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se i ka kërkuar ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacollit që ta votojë Vjosa Osmanin, për presidente. Haziri ka treguar se në kohën kur LDK-ja vendosi ta mbështesë Vjosa Osmanin për presidente, i ka kërkuar ish-presidentit Behgjet Pacolli që ta votojë Osmanin për këtë pozitë, pasi në atë kohë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se i ka kërkuar ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacollit që ta votojë Vjosa Osmanin, për presidente.
Haziri ka treguar se në kohën kur LDK-ja vendosi ta mbështesë Vjosa Osmanin për presidente, i ka kërkuar ish-presidentit Behgjet Pacolli që ta votojë Osmanin për këtë pozitë, pasi në atë kohë ky i fundit ishte kundër.
“Pacollin unë e kam thirr, po e bëj publike për herë të parë, kur ka vendos LDK-ja me ja dhanë votat e veta presidentes Osmani, për presidente, unë e kam ndihmuar edhe një hap përtej kësaj, unë e kam thirrë presidentin Pacolli dhe e kam lut që me e taku presidenten e sotshme Vjosa Osmani, dhe me ia dhanë besimin për votë sepse ai ka pas pozicion kundërshtues”, ka thënë Haziri në emisionin “Debat me Ridin”.