Haradinaj: AAK-ja, adresë për bashkatdhetarët për një Kosovë të zhvilluar
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se bashkë me disa deputetë të partisë së tij po qëndrojnë për vizitë në Gjermani. Haradinaj tha se në ditën e parë të vizitë është takuar me kryesinë e degës së AAK-së në Baden-Wurttemberg, me të cilët tha se foli për zhvillimet në Kosovë. “Nga kryetari […]
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se bashkë me disa deputetë të partisë së tij po qëndrojnë për vizitë në Gjermani.
Haradinaj tha se në ditën e parë të vizitë është takuar me kryesinë e degës së AAK-së në Baden-Wurttemberg, me të cilët tha se foli për zhvillimet në Kosovë.
“Nga kryetari i kësaj dege, Pleurat Berisha dhe kolegët e tjerë, mësova se Dega e Aleancës në Baden-Wurttemberg të Gjermanisë po rritet me ritme të shpejta duke u zgjeruar në disa nëndegë”.
“Në kuadër të vizitës, do të takoj shumë bashkatdhetarë që me punën dhe mundin e tyre janë bërë tregime suksesi në veprimtari të ndryshme. Gjithashtu do të prezantoj në formimin e nëndegëve të reja dhe do të mirëpresim edhe anëtarë të rinj në rrugëtimin tonë politik”, shkroi Haradinaj.
Tutje, ai tha se AAK-ja në Gjermani është adresë për bashkatdhetarët të cilët sipas tij, në baza ditore po i bashkohen vizionit për një Kosovë të zhvilluar e të lidhur ngushtë me diasporën.