Haradinaj: As Serbia s’po guxon të jetë më antiamerikane sesa Kurti

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë akuza të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për ndjekjen e një agjende në favor të Rusisë dhe kundër interesave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Haradinaj deklaroi se Kurti po minon bashkëpunimin me ShBA-në dhe po ndjek një agjendë destabilizuese […]

gusht 23, 2024 - 02:00
 0  8
Haradinaj: As Serbia s’po guxon të jetë më antiamerikane sesa Kurti
haradinaj:-as-serbia-s’po-guxon-te-jete-me-antiamerikane-sesa-kurti

haradinaj:-as-serbia-s’po-guxon-te-jete-me-antiamerikane-sesa-kurti

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë akuza të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për ndjekjen e një agjende në favor të Rusisë dhe kundër interesave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Haradinaj deklaroi se Kurti po minon bashkëpunimin me ShBA-në dhe po ndjek një agjendë destabilizuese në rajon, të cilën ai e lidh me politikën e Kremlinit.

“Situata në veri sipas planit amerikan ishte që të punojmë bashkë, ju kujtohet plani i tabelave dhe të gjitha të tjerave, përfshirë edhe urën. Edhe ne sikur të punonim me planin amerikan, në veri nuk do kishim vetëm rendin e ligjin e mirë, por do ta kishin integrimin në ligj, që nënkupton serbët e Kosovës, qytetarët e veriut të ishin pjesë të ushtrisë, policisë, gjyqësisë… me këtë integrim të plotë, pos rendit dhe ligjit, ne do të kishim integrimin e plotë, në rend dhe ligj dhe pastaj integrimin politik.

Kjo do të na ndihmonte të kemi anëtarësimin në NATO, si kartë.

Kurti me veprimet e veta nuk e ka aplikuar planin e përbashkët Kosovë- Amerikë. Por e ka aplikuar agjendën e Rusisë, për destabilizim në rajon në emër të zbatimit të rendit dhe ligjit. Pra Kurti është zbatuesi më i mirë i agjendës ruse, agjendë të Putin”, ka thënë Haradinaj në “FIVE” të Dukagjinit.

Haradinaj akuzon Kurtin se nuk ka zbatuar këtë plan amerikan dhe në vend të kësaj ka vepruar sipas një agjende ruse, që synon destabilizimin e rajonit. Ai e ka përshkruar Kurtin si një zbatues të agjendës së Vladimir Putinit, duke theksuar se as Serbia nuk guxon të jetë më antiamerikane se Kurti.

“Ja shumë thjesht. Kush i rrezikon ushtarët amerikanë, kush e rrezikon planin amerikan për siguri në veri, kush krijon marrëdhënie të tilla mosbesimi, kush nxit antiamerikanizëm në popullin e vet? Vetëm armiqtë e Amerikës, e kush janë ata, është Putini… dhe Serbia kur guxon, po fshehët, se nuk guxon qysh po bën Albini, as Serbia s’po guxon me qenë antiamerikan sa është Albini.

Është një agjende e pastër ruse çka po bën kryeministri, në shërbim të Rusisë në emër të një rendi e ligji në veri, që duhet të ndodhë, por duhet të ndodhë integrimi në rend e ligj dhe integrimi institucional.

Është duke zbatuar vendimin e (Vojisllav) Koshtunicës për falje që e ka i vetmi. Ai po e zbaton kontratën që e ka me Serbinë…”, ka shtuar Haradinaj.