“Nuk të bën Radoiciqi kryeministër” – Bajqinovci i kundërpërgjigjet akuzave të Haradinajt ndaj Kurtit
Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci i është kundërpërgjigur akuzave të rënda të Ramush Haradinajt ndaj Albin Kurtit. Haradinaj këtë të enjte në “Five” të TV Dukagjinit tha se Kurti i shërben agjendave të Rusisë e Serbisë. Si kundërpërgjigje Bajqinovci ia përmendi takimin me Milan Radoiciqin. Postimi i plotë: Rruga e Serbisë e Rusisë Ramush është: […]
Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci i është kundërpërgjigur akuzave të rënda të Ramush Haradinajt ndaj Albin Kurtit.
Haradinaj këtë të enjte në “Five” të TV Dukagjinit tha se Kurti i shërben agjendave të Rusisë e Serbisë.
Si kundërpërgjigje Bajqinovci ia përmendi takimin me Milan Radoiciqin.
Postimi i plotë:
Rruga e Serbisë e Rusisë Ramush është:
Kur e pret Listën serbe 8 orë me ardhë nga Beogradi me ta votu Qeverinë.
Me e prit në Zyre të Kryeministrit kriminelin Radojçiq.
Me pi kafe te Kafetë e Vogla me Radojçiqin.
Me i shku te shtëpia në veri me e lutë me ta dhënë votën për Kryeministër.
Me e thirrë Listën serbe në përvjetoret e partisë.
Me u përgjigj për Radojçiqin se ‘’është një person që pyetet për gjithçka në veri’’.
Ani kur po flet për korrupsion, nuk besoj që e keni harruar raportin e “Freedom House” – Haradinaj ka lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin e nivelit të lartë, të cilët luajnë rol të fuqishëm në politikë.
Është evidente përpjekja e Ramushit për t’u bërë lider opozitar, por rrugën e ka të gabuar. Nuk të bën Radojçiqi kryeministër.