Haradinaj dekoron Medën me medaljen “Me besim në Zot, Atdhe e Shtet”

Ish-kryeministri dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka nderuar me medalje këngëtarin Mehdin Përgjegjaj – Meda. Ai e ka nderuar me medaljen “Me besim në Zot, Atdhe e Shtet” për kontributin në muzikë. Lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi të shpërndarë në rrjete sociale, gjegjësisht Facebook. “Meda, me zërin e […]

shtator 23, 2024 - 22:00
 0  5
Haradinaj dekoron Medën me medaljen “Me besim në Zot, Atdhe e Shtet”

Ish-kryeministri dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka nderuar me medalje këngëtarin Mehdin Përgjegjaj – Meda.

Ai e ka nderuar me medaljen “Me besim në Zot, Atdhe e Shtet” për kontributin në muzikë.

Lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi të shpërndarë në rrjete sociale, gjegjësisht Facebook.

“Meda, me zërin e tij të jashtëzakonshëm është bërë pjesë pothuaj e çdo familjeje shqiptare, por edhe me aktivitetin e tij humanitar dhe kontributin për çështje kombëtare”, ka shkruar ai.

Haradinaj tutje tha: “Pata kënaqësinë që sot ta nderoj me medaljen “Me besim në Zot, Atdhe e Shtet””.

Meda në ndërkohë është pjesë e estradës prej shumë vitesh, ku ka sjellë hite të shumta.

I njëjti është shumë i angazhuar edhe me mbrëmje e ahengje të ndryshme muzikore.