Haradinaj: Gjakova e dhimbjeve të mëdha sot festoi ditën e çlirimit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në manifestimin për shënimin e 25-vjetorit të çlirimit të Gjakovës. Haradinaj ka përcjellur nga afër performancën e Orkestrës Frymore të Gjakovës e cila doli sot për herë të parë pas 105 viteve. “Gjakova e dhimbjeve të mëdha dhe e krenarisë së veçantë […]
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në manifestimin për shënimin e 25-vjetorit të çlirimit të Gjakovës.
Haradinaj ka përcjellur nga afër performancën e Orkestrës Frymore të Gjakovës e cila doli sot për herë të parë pas 105 viteve.
“Gjakova e dhimbjeve të mëdha dhe e krenarisë së veçantë shqiptare feston sot 25-vjetorin e Çlirimit. Ndjenjë e mirë me pa Gjakovën në festë”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka marrë pjesë edhe në përurimin e varrezave të dëshmorëve të Gjakovës.
“Në këtë ditë të shënuar u bë edhe përurumi i varrezave të Dëshmorëve të Gjakovës.
Gjakovë, gëzuar Ditën e Çlirimit!
I përjetshëm kujtimi për të rënët!”, është shprehur Haradinaj.