Haradinaj: Investimi në edukimin cilësor është garanca më e mirë për të ardhmen tonë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në gala eventin e organizuar nga RIT – “Support Kosova’s Next Success Story” në 20-vjetorin e themelimit të këtij institucioni.  Haradinaj ka thënë se Rochester Institute of Technology (RIT), është dëshmi e miqësisë së fortë të Kosovës me ShBA-të. “Rochester Institute of […]

maj 24, 2024 - 05:00
 0  5
Haradinaj: Investimi në edukimin cilësor është garanca më e mirë për të ardhmen tonë
haradinaj:-investimi-ne-edukimin-cilesor-eshte-garanca-me-e-mire-per-te-ardhmen-tone

haradinaj:-investimi-ne-edukimin-cilesor-eshte-garanca-me-e-mire-per-te-ardhmen-tone

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në gala eventin e organizuar nga RIT – “Support Kosova’s Next Success Story” në 20-vjetorin e themelimit të këtij institucioni. 

Haradinaj ka thënë se Rochester Institute of Technology (RIT), është dëshmi e miqësisë së fortë të Kosovës me ShBA-të.

“Rochester Institute of Technology (RIT), është dëshmi e miqësisë së fortë të Kosovës me ShBA-të, një investim që ka sjellë një platformë ndryshe të arsimit të lartë në vend dhe ka edukuar shumë gjenerata, të cilët sot janë profesionistë e të zotë në profesionet e tyre”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se investimi në edukimin cilësor është garanca më e mirë për të ardhmen tonë.

“Sot, kisha kënaqësinë të jem në gala eventin e organizuar nga RIT – “Support Kosova’s Next Success Story”. Ngjarja e këtij viti është e veçantë sepse ndodh në 20-vjetorin e themelimit të këtij institucioni. Po ashtu, kënaqësi të takoj miq e mbështetës të shumtë dhe të kremtojmë bashkë historitë e suksesshme të studentëve dhe të ish-studentëve, të cilët ndihmojnë zhvillimin e Kosovës si; inovatorë, sipërmarrës e udhëheqës të dëshmuar. Investimi në edukimin cilësor është garanca më e mirë për të ardhmen tonë!”, është shprehur Haradinaj.