Një delegacion i zyrës së BE-së shkon në LVV, diskutojnë për zgjedhjet dhe sigurinë në veri
Sot, Lëvizja Vetëvendosje ka pritur në takim një delagacion nga zyra e Bashkimit Evropian. Përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare, bëhet e ditur se gjatë takimit u diskutua mbajtja e zgjedhjeve më 9 shkurt, derisa kanë folur edhe për hapat pëgatitor e situatën e përgjithshme “Sot në zyrën qendrore të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Sekretari […]
Përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare, bëhet e ditur se gjatë takimit u diskutua mbajtja e zgjedhjeve më 9 shkurt, derisa kanë folur edhe për hapat pëgatitor e situatën e përgjithshme
“Sot në zyrën qendrore të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Sekretari Organizativ Alim Rama, Nënkryetarja e dytë Lëvizjes VETËVENDOSJE! Mrika Limani-Myrtaj, Koordinatorja e Sekretariateve, Albana Gashi, Filiz Mustafa nga Koordinimi me Qendra dhe Alma Haxhija nga zyra ligjore, kanë pritur në takim delegacionin nga zyra e Bashkimit Evropian. Temë e këtij takimi ishte çështja e zgjedhjeve qendrore që do të mbahen në shkurtin e vitit të ardhshëm, me ç’rast është bashkëbiseduar për hapat përgatitor, situatën e përgjithshme, si dhe kampanjën zgjedhore të Lëvizjes VETËVENDOSJE!”, thuhet në postimin e Vetëvendosjes.
Njëherit, kanë diskutuar edhe për situatën e sigurisë në pjesën veriore të vendit, ku sipas tyre, falë ndryshimit të shtrirjes së rendit dhe ligjit nga Qeveria, për herë të parë qytetarët mund të votojnë të lirë dhe pa presion.
“Është theksuar fakti që ky proces zgjedhor do të jetë i pari pasi që një qeveri përfundon mandatin e rregullt të saj katërvjeçar. Temë shoqëruese e diskutimeve padyshim që ka qenë dhe ligji i ri i zgjedhjeve me theks të veçantë votimi i mërgatës, që këtë herë mundësohet edhe në vendet ku ata jetojnë. Po ashtu, u diskutua situata e sigurisë në pjesën veriore të Republikës, ku u potencua fakti që për herë të parë qytetarët mund të votojnë të lirë dhe pa presion nga bandat kriminale, falë ndryshimit të shtrirjes së rendit dhe ligjit nga ana e qeverisë”, thuhet tutje në postim.