Haradinaj: Nxënësve duhet t’u sigurohen librat falas e jo t’u komplikohet jeta me procedurat

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas vendimit të MASHT-it që edhe këtë vit të subvencionohen prindërit për blerjen e teksteve shkollore. Haradinaj këtë vendim e ka quajtur të panevojshëm dhe maltretim për prindërit nga ana e pushtetit. Ai thotë se në vend se t’i rrisin pagat e mësimdhënësve, pushteti merret me veprime populiste. […]

gusht 13, 2024 - 20:00
 0  5
Haradinaj: Nxënësve duhet t’u sigurohen librat falas e jo t’u komplikohet jeta me procedurat
haradinaj:-nxenesve-duhet-t’u-sigurohen-librat-falas-e-jo-t’u-komplikohet-jeta-me-procedurat

haradinaj:-nxenesve-duhet-t’u-sigurohen-librat-falas-e-jo-t’u-komplikohet-jeta-me-procedurat

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas vendimit të MASHT-it që edhe këtë vit të subvencionohen prindërit për blerjen e teksteve shkollore.

Haradinaj këtë vendim e ka quajtur të panevojshëm dhe maltretim për prindërit nga ana e pushtetit.

Ai thotë se në vend se t’i rrisin pagat e mësimdhënësve, pushteti merret me veprime populiste.

Tutje, Haradinaj ka shkruar se nxënësve duhet t’u sigurohen librat falas e jo t’u kompletohet jeta me procedura.

“Pushteti në vend që t’i sigurojë tekstet falas, i maltreton prindërit e nxënësit me procedura të panevojshme. Modelin e ndarjes së parave për tekste shkollore e kishin provuar vitin e shkuar dhe kishin dalë të dështuar. Pse e përsërisin dështimin prapë? Në vend që t’i rrisin pagat e mësimdhënësve, merren me veprime populiste, se mos po shpërqendrohet vëmendja nga problemet reale”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Shkrimi i plotë: