Haradinaj: Policia e Kosovës ka presionin politik nga Qeveria
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Policia e Kosovës e ka presionin politik të qeverisë aktuale. Me rastin e përvjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, Haradinaj ka thënë se ai dhe partia e tij e kanë prioritet që paga minimale do të jetë prej 1.000 euro brenda Policisë, […]
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Policia e Kosovës e ka presionin politik të qeverisë aktuale.
Me rastin e përvjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, Haradinaj ka thënë se ai dhe partia e tij e kanë prioritet që paga minimale do të jetë prej 1.000 euro brenda Policisë, teksa ka përmendur edhe sigurimin shëndetësor.
“Kur më 6 shtator 1999 u themelua Policia jonë, filloi shtet-ndërtimi në fushën e sigurisë. Nesër bëhen 25 vjet. E uroj Policinë në 25-vjetorin e themelimit! Do të kujtojmë përgjithmonë policët e rënë në detyrë. Kemi shumë punë për ta forcuar dinjitetin, kushtet dhe pajisjet e Policisë sonë. Prioritet do të jetë paga minimale prej 1.000 euro brenda Policisë dhe sigurimi shëndetësor. Modernizimi i pajisjeve të Policisë do të bëhet gjithashtu. Policia sot nuk e ka kujdesin e Qeverisë, por e ka presionin politik mbi të! Kurti edhe i sulmoi me gurë sa ishte në opozitë, edhe po e instrumentalizon Policinë për interesa elektorale sa është në Qeveri. Ai nesër në 25-vjetorin e Policisë mund t’ju mbajë një fjalim prekës, por prapa fjalëve vetëm mashtrimin ka qëllim”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.