Haradinaj: S’ka kompromis me vlerat e luftës sonë çlirimtare dhe sakrificën sublime të kategorive të lirisë

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka takuar sot bashkëlutëtarët e tij nga Dukagjini me rastin e Ditë së Veteranit. Haradinaj është zotuar për mbështetje të pakompromis ndaj kategorive të dala nga lufta. “Në Baran të Pejës, krah për krah me heronjtë e lirisë sonë, shënuam

dhjetor 31, 2024 - 01:00
 0  7
Haradinaj: S’ka kompromis me vlerat e luftës sonë çlirimtare dhe sakrificën sublime të kategorive të lirisë
haradinaj:-s’ka-kompromis-me-vlerat-e-luf*tes-sone-clirimtare-dhe-sakrificen-sublime-te-kategorive-te-lirise

haradinaj:-s’ka-kompromis-me-vlerat-e-luf*tes-sone-clirimtare-dhe-sakrificen-sublime-te-kategorive-te-lirise

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka takuar sot bashkëlutëtarët e tij nga Dukagjini me rastin e Ditë së Veteranit.

Haradinaj është zotuar për mbështetje të pakompromis ndaj kategorive të dala nga lufta.

“Në Baran të Pejës, krah për krah me heronjtë e lirisë sonë, shënuam me krenari Ditën e Veteranit. Bashkëluftëtarët e UÇK-së nga Dukagjini dhe mbarë Kosova dëshmuan edhe sot forcën e paluhatshme të idealeve tona të përbashkëta. Para bashkëluftëtarëve të mi, ripërtërita zotimin për mbështetje të pakompromis ndaj kategorive të dala nga lufta. Programi ynë parasheh trefishimin e pensioneve, përmirësimin e kornizës ligjore për veteranët dhe invalidët, si dhe mbështetjen e plotë për rehabilitim”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se projekti për shtëpitë e UÇK-së do të ringjallet në çdo qendër të Kosovës.

“Pas 9 shkurtit, do të rikthejmë dinjitetin e merituar për veteranët. Projekti për shtëpitë e UÇK-së do të ringjallet në çdo qendër të Kosovës, ndërsa Dita e Veteranit do të marrë vendin që i takon si festë zyrtare. Nuk ka kompromis me vlerat e luftës sonë çlirimtare dhe sakrificën sublime të kategorive të lirisë”, është shprehur Haradinaj.