Kurti për punësimet familjare: Ky është televizion publik, ata janë tituj të mediave private
Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka vazhduar sulmin ndaj mediave të Kosovës. Kësaj radhe këtë sulm e bëri nga Radio Televizioni i Kosovës (RTK), ku dha intervistë. Gazetarja e RTK-së, e ka pyetur Kurtin për punësimet nepotiste në Qeverinë e tij, duke cituar lajmet e mediave të publikuara vazhdimisht për punësimet familjare. Por, Kurtit kjo
Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka vazhduar sulmin ndaj mediave të Kosovës. Kësaj radhe këtë sulm e bëri nga Radio Televizioni i Kosovës (RTK), ku dha intervistë.
Gazetarja e RTK-së, e ka pyetur Kurtin për punësimet nepotiste në Qeverinë e tij, duke cituar lajmet e mediave të publikuara vazhdimisht për punësimet familjare.
Por, Kurtit kjo pyetje nuk i pëlqeu, dhe tha se “nuk është në rregull”.
Ai vazhdoi sulmin ndaj mediave, duke thënë se “janë kundër Qeverisë dhe pro Qeverisë së shkuar”.
“Tituj cilave portale, këta janë tituj portaleve. Ne jemi këtu Televizionin Publik, gazetarët e Televizionit Publik janë tjetër kategori për bindjen time”.
“Portalet sot në Kosovë, kush është pronari? Prandaj ne edhe mendojmë që Kosovë ka nevojë të bëhet Byroja. Çfarë tituj portale me m’i sjellë mua në televizionin publik, nuk po më duket në rregull”, ka thënë Kurti.