“Jam nëna më e lumtur për durimin tënd e për respektin që e ke”, fjalët emocionuese të nënës pas fitores së Gjestit

Besart Kelmendi i njohur me nofkën, Gjesti, u shpall fitues i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania. Ai qëndroi plot 184 ditë në izolim, marrë parasysh kalimin nga Big Brother i Kosovës në atë të Shqipërisë. Pas fitores, këngëtari pejan u takua fillimisht me prindërit që po e prisnin në studio. E ëma […]

Prill 20, 2025 - 19:00
 0  4
“Jam nëna më e lumtur për durimin tënd e për respektin që e ke”, fjalët emocionuese të nënës pas fitores së Gjestit

Besart Kelmendi i njohur me nofkën, Gjesti, u shpall fitues i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania.

Ai qëndroi plot 184 ditë në izolim, marrë parasysh kalimin nga Big Brother i Kosovës në atë të Shqipërisë.

Pas fitores, këngëtari pejan u takua fillimisht me prindërit që po e prisnin në studio.

E ëma emocionoi për fjalët drejtuar Gjestit, duke e përgëzuar për gjithë rrugëtimin.

“Jam nëna më e lumtur për durimin tënd e për respektin që e ke, e ke pasur për të gjithë banorët”, u shpreh ajo.

E më pas edhe babai i tij e përqafoi duke i uruar fitoren dhe për të gjithë të arriturat në këtë format.

Gjesti vlen të ceket se fitoi 100 mijë euro, duke lënë në vend të dytë këngëtaren Rozana Radi.