“Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup krasniqi, Rexhep Selimi, janë heronjtë tanë” /Fatmir Koci në protestë
Përfaqësuesi Këshillit të Protestës për Evropë, Fatmir Koci deklaroi para protestuesve se sot janë mbledhur për të ngritur zërin për të thënë “mjaft me padrejtësi”. “Po përballemi me një padrejtësi të pafalshme. Shteti serb nuk ka dhënë asnjë llogari për krimet e kryera”, tha ai. Ai shtoi se “për të gjithë ata që po akuzohen


Përfaqësuesi Këshillit të Protestës për Evropë, Fatmir Koci deklaroi para protestuesve se sot janë mbledhur për të ngritur zërin për të thënë “mjaft me padrejtësi”.
“Po përballemi me një padrejtësi të pafalshme. Shteti serb nuk ka dhënë asnjë llogari për krimet e kryera”, tha ai.
Ai shtoi se “për të gjithë ata që po akuzohen padrejtësisht, thërrasim me zë të lartë, ne nuk do të pranojmë këtë padrejtësi ndaj tyre. Ata [ish krerët e UÇK-së] mbeten arkitektë të lirisë”. Ku është Qeveria e Kosovës që duhet të mbrojë qytetarët e saj? Qeveria ka heshtur, ka lënë pasdore të drejtat e tyre që luftuan për këtë shtet”.
Koci tha se kërkojnë hetim të paanshëm dhe të drejtë.
“Kërkojmë drejtësi për të gjithë ata që luftuan për lirinë tonë”, ka thënë ai. /Gazeta10
