Haxhiu: Absurde qëndrimi i LDK-së që nuk shkon pa PDK-në
Kandidatja për kryetare Kuvendi që nuk po i merr votat, Albulena Haxhiu është deklaruar pas dështimit të radhës për të konstituuar këtë institucion. Ajo foli për propozimin e LDK-së për formimin e një Qeverie të Unitetit. “Nuk e di çfarë po kërkojnë, a po kërkojnë që të gjitha partitë të jenë në qeveri bashkë? A


Kandidatja për kryetare Kuvendi që nuk po i merr votat, Albulena Haxhiu është deklaruar pas dështimit të radhës për të konstituuar këtë institucion.
Ajo foli për propozimin e LDK-së për formimin e një Qeverie të Unitetit.
“Nuk e di çfarë po kërkojnë, a po kërkojnë që të gjitha partitë të jenë në qeveri bashkë? A duhet Kuvendi të ketë opozitë? Demokracia e kërkon këtë”, tha ajo.
“Nuk e kuptoj insistimin e LDK-së që domodoshmërishtë ta ketë PDK-në në partneritet, pra në koalicion”, tha tutje ajo.
“Insistimi i LDK-së pa PDK-në për mua është i paqartë”, u shpreh Haxhiu.
