“Sharr Travel” urë lidhëse mes shqiptarëve në gjithë botën
Kryetari i Shoqatës së Turizmit të Kosovës dhe drejtori i kompanisë ”Sharr Travel”, Ruzhdi Kurtishaj njihet si urë lidhëse mes shqiptarëve. Përpos destinacioneve turistike në Shqipëri, në emisionin “Mes Nesh”, ai ka përmendur edhe disa destinacione turistike tjera, të cilat i bënë bashkë gjithë shqiptarët përmes kompanisë “Sharr Travel”. “Nuk duhet të harrojmë edhe pjesën e


Kryetari i Shoqatës së Turizmit të Kosovës dhe drejtori i kompanisë ”Sharr Travel”, Ruzhdi Kurtishaj njihet si urë lidhëse mes shqiptarëve.
Përpos destinacioneve turistike në Shqipëri, në emisionin “Mes Nesh”, ai ka përmendur edhe disa destinacione turistike tjera, të cilat i bënë bashkë gjithë shqiptarët përmes kompanisë “Sharr Travel”.
“Nuk duhet të harrojmë edhe pjesën e Pogradecit dhe Korqës. Nga viti 2002 deri në vitin 2025 kemi zbuluar shumë destinacione turistike, kemi lidhur shumë shqiptar nga anë e mbanë bota dhe jo vetëm nga Kosova. Këtu ka rol të vecantë edhe diaspora jonë, që ne përmes ofertave dhe paketave tona në aspektin turistik kemi arritur që ti mbajmë afër vendlindjes”, ka thënë Kurtishaj.
Tutje, për turizmin shqiptar, Kurtishaj thotë se duhet të punojmë edhe më shumë për të tërhequr turizmin elitar.
“Ka shumë punë për të bërë akoma. Pa një zhvillim ekonomik të qëndrushëm të Shqipërisë, nuk do të ketë as një Kosovë të fortë e as një Maqedoni të Veriut të fortë sepse ne e dimë që Shqipërinë e kemi si ëmë, që përkujdeset për të gjithë. Prandaj ne vazhdojmë të bashkëpunojmë ngushtë me shoqata këtu për të vazhduar me slloganin tonë “Pusho shqip”, ka thënë ai.
Kuritshaj gjatë kësaj interviste ka thënë se në Shqipëri ndihet sikur të jetë në shtëpi e tij./Front Online/
Emisioni i plotë: