Haziri: Aktakuza ndaj të dyshuarve për krime lufte në Gjilan, lajm i mirë

Kryetari i degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri ka thënë se vlerëson lartë punën e Prokurorisë dhe Policisë për zbardhjen e krimeve monstruoze në Karadakun e Gjilanit. Ai ka deklaruar se lajmi për aktakuzën e ngritur ndaj të dyshuarve për krime lufte në fshatrat e Gjilanit, i ka gëzuar shumë familje , të cilët […]

gusht 9, 2024 - 02:00
 0  7
Haziri: Aktakuza ndaj të dyshuarve për krime lufte në Gjilan, lajm i mirë
lutfi-haziri:-takimi-mes-kurtit-dhe-vuciqit-do-jete-pa-efekt

lutfi-haziri:-takimi-mes-kurtit-dhe-vuciqit-do-jete-pa-efekt

Kryetari i degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri ka thënë se vlerëson lartë punën e Prokurorisë dhe Policisë për zbardhjen e krimeve monstruoze në Karadakun e Gjilanit.

Ai ka deklaruar se lajmi për aktakuzën e ngritur ndaj të dyshuarve për krime lufte në fshatrat e Gjilanit, i ka gëzuar shumë familje , të cilët kanë pritur për më shumë se 25 vite për ardhjen e drejtësisë në vend.

“Plaga mbyllet, shërohet, por kujtimet nuk harrohen asnjëherë”, ka thënë Lutfi Haziri, në konferencë për medie.

“Vlerësojmë lartë punën e madhe te hetuesve dhe të atij mekanizmi të shtetit, të cilët kanë arritur që t’i zbardhin krimet monstrueze në Karadakun e Gjilanit. Mësuesi Rahim si veteran i arsimit dhe i përkushtuar për lirinë dhe atdheun e tij, është vrarë në mënyrë mizore bashkë me  shumë bashkëvendas të asaj ane, që përfshin Llovcën, Inatocin (Kokaj), Pogragjën, Uglarin e fshatrat tjerë. Ata nuk janë vetëm martirë, por janë kontributdhënës të mëdhenj dhe shpirti i tyre bën dritë në lirinë e Kosovës”, ka deklaruar ai.

Haziri tutje ka  potencuar se shpresojnë që angazhim i organeve të shtetit do të arrijë të I realizojë pritjet e familjeve për drejtësi